Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke
dalla nota di Ndue Ukaj
Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga Parlamentit të Republikës së Kosovës Qeverisë së Republikës së Kosovës Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës Për dijeni: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë Kohëve të fundit në Kosovë, është hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore. Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës. Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës. Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë. Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i. Më të tillë shembuj është e mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok. Pikësynimi i historisë, gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë. Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore. E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid. Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë. Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.
Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë
Për fat, ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t'i çelnin në diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte promotorë të të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare. Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar. Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.) Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.
Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)
Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)
Akil Koci (Kompozitor, muzikolog)
Adem Gashi (shkrimtar)
Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)
Artan Shkreli (arkitekt)
Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Anton Gojcaj (shkrimtar)
Arian Krasniqi (dramaturg)
Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)
Arben Rugova (gazetar, publicist)
Aida Dismondy (doktorante)
Ardian Haxhaj (shkrimtar)
Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)
Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)
Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranes)
Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind Dobërdolani (student)
Anila Malile (diplomate)
Adnan Mustafa (farmacist)
Alfred Duka, avokat)
Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan Muharremi (përkthyes)
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda Ternova ( gazetare, përkthyese)
Bujar Kapllani (skulptor)
Besim Morina (historian)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)
Behar Gjoka (shkrimtar, studiues),
Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksander Xhuvani)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut Demaku (shkrimtar)
Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Durim Çaça (poet) Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)
Elida Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)
Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)
Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi Cakolli (kritik letrar)
Flutura Açka (shkrimtare)
Flaka Surroi (publiciste, )
Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fahri Xharra (publicist)
Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)
Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Giuseppina Turano (albanologe)
Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gezim Basha (poet, përkthyes)
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka (publicist)
Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Ismail Kadare (shkrimtar)
Iris Elezi (regjisore)
Imer Mushkolaj (publicist)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena Gjoni (poete)
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)
Kole M. Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),
Kolec Traboini (poet, kineast)
Lazer Stani (shkrimtar)
Lucia Nadin (albanologe)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard Seiti poet)
Ledia Dushi (poete, përkthyese)
Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)
Lediana Stillo (poete, përkthyese)
Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)
Mirela Kumbaro (
Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Maks Velo (piktor)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Migena Kapllani (arsimtare)
Mira Tafani (arsimtare)
Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)
Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue Gjika (shkrimtar)
Nexhat Latifi (biznismen)
Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Pandeli Çina (mjek)
Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter Tase (përkthyes)
Petrit Ruka (poet, kineast)
Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim Namani (historian)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf Marku (shkrimtar)
Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)
Ragip Syla (shkrimtar)
Rita Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu (poet, publicist).
Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)
Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)
Skender Buçpapaj (publicist)
Sabit Rrustemi (poet)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet)
Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)
Shpend Bengu (Pedagog i historise se artit dhe multimedias)
Shpend Sollaku Noe ( shkrimtar)
Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist)
Vincenzino Ducas Angeli (shrimtar historik, Italia)
Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Vlora Baruti (muzikante)
Virgjil Kule (publicist, studiues)
Vladimir Beja ( Ish komandat i flotës)
Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)
Zenel Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës)
Zef Gjeta ( ILB)
Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist).
Nessun commento:
Posta un commento