Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës
i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli
(me kërkesë të
autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati
në gjuhën shqipe:( Brunilda
Ternova)
Këto ditë, përmes
mediave, informohem se qeveria
greke, përveçse e përqëndruar në synimin
për të zgjidhur çështjen e saj ekonomike - e fundosur tashmë në karakatina
të errëta dhe shpellare
- me anë të një parlamentari të ekstremit të djathtë - me tone dhe pikëpamje të thartuara - vazhdon e
patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë Arbërore ndryshe e njohur si Arbëreshe, bashkarisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të
lavdishme. E gjith kjo tendencë të bind që të mendosh
negativisht për rolin që luan entiteti
shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë
mbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europjane, përfshih edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.
Greqia, si një
vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi
Shtet që nuk njeh
minoritetet gjuhësore që egzistojnë në atë
territor për më shumë se gjashtë shekuj:
Arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten Arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me
dinjitet ekstrem.
Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia
daton në fund të 1200
dhe në fillim të 1300, e
megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epiriote të
tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Në
lidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana
Komnena (1083 - 1150), e cila në
veprën e saj “Alessiade”
e identifikon këtë popullsi me
emrin ALBANOI dhe specifikon
se ata janë ‘Abasileuti’,
pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë
mbret.
Në vitet në vijim shumë
shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshem të Greqisë
bizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk
ka egzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluar
tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis,
Arkadias, Mores dhe
të Thrakës.
Popullata shqiptare, krenare
për origjinen e vet, jo shumë
kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke - kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë
aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet që
rezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio,
1270 - 1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia,
në More, në Lakoni,
në Negroponte ose ndryshe Eubea
dhe në Thesali ishin të mirëpopulluara me shqiptarë të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave
që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.
Nga kjo dëshmi
është e qartë se popullata shqiptare
e vendosur në
Greqi rreth shekullit të XIII -të,
nga një entitet nomad
ishte transformuar në një entitet sedentar duke u
kujdesur për tokën dhe bagëtine në një mënyrë
më racionale.
Për shkak të ngjarjeve historike
të shekujve të XV-të dhe XVI-të, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshem
i imperializmit osman, shumë familje
Arbërore/ Arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë
ku dhe egzistojnë akoma. Ndërsa popullata
shqiptare që pati më pak fat
e që mbeti në Greqi, luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftrave për pavarësinë
e vendit në çerekun e parë
të shekullit të XIX-të. Në këtë kontekst duhet
të permendim personazhet heroike të
tillë si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenja
e anijeve Bubulina e shume të
tjerë.
Si mund
të fshijë padrejtësisht e
sipas dëshirës disa
nga faqet e historisë i pamaturi,
arroganti e sipas të gjitha
gjasave ndoshta injoranti, deputet grek i së
djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermes
ose një fëmijë i
privilegjuar i Zeusit? Jo!
Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom
i arrogancës e
i budallallëkut të pakujdesshëm.
Komuniteti Europian, si garantues i
qytetërimit të Kontinentit të
Lashtë, vazhdon të mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i
cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë
Arvanitase. Më 16 shtator të 1969,
arbëreshi i Kalabrisë,
Papas Antonio Bellushi
bashkarisht me studjues të rinj europjanë,
do të raportojnë rezultatet
e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuese
të shtetit grek përkundrejt
pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi po sjellim në vijim kundërpërgjigjen
që mbajti politika greke:
1) Qëndrimi
i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk egziston problemi i gjuhës shqipe në
Greqi ashtu si nuk egzistojnë fshatrat
me origjinë shqiptare. Në qoftë
se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit
familjar (sh. i autorit: ky
është paradoks, egziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund
të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;
2) Qëndrimi
i Partisë Pasok: “Kush nuk
flet gjuhën tonë (greke),
nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit
tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;
4) Qëndrimi i
gazetës periodike “Anti” në Athinë:
“Pakicat gjuhësore
në Greqi si Arvanitasit, Vllehët, Pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.
Europë e
civilizuar deri tani i ka vendosur
qëllimisht ne Erebo (sh.p.: bota
e përtejme).
Gjithshka mund të injorohet, por jo Historia!
Linku i
artikullit në
gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/02/la-grecia-con-la-complicita-della.html
Ju uroj gjithë të mirat për këtë shkrim shumë domethënës
RispondiEliminaJu lumte per perpjekjet qe po beni(ne kundershtim me Shtetin Shqiptar) per kete teme Shume DELIKATE ne lidhje me Shqiptaret e Greqise ose Arvanitasit sic quhen ne Greqi.
RispondiEliminaBRAVO