Shkruar nga
Vincenzo Ducas Angeli Vaccaro
Perktheu Valbona Ismaili
 Per shkak të nje qendrimi të vështirë dhe
aspak konvencionalist, nuk regjstrohen 
deri më sot reagime pozitive persa i perket mosbesimit total,  qe shqiptaret e sotem dhe mbi te gjitthe ata
qe jetojne ne zonen jugore te vendit, mbajnë kundrejt grekerve dhe territorit
te tyre. Faji per nje qendrim të tille, nuk mund t'i jipet thjeshte urrejtjes
qe rrjedh midis dy shteteve kufitarë, por 
rrjedhojes  se nje sërë ngjarjesh
per te cilat historia eshte e lutur te nënshtrojë funksionin e saj në kërkim të së
vërtetës, derisa mund të mbahet një gjykim i qetë nga brezat e
ardhshëm.
 Është e ditur që  perpara vitit 1830 Greqia nuk egzistonte
kurrë si organizatë totale dhe, aq me shume si lidhje sociale qëndrueshmërisht
e vendosur , me  karakteristika etnike
homogjene  .
Në protokollin e Londrës , fuqitë e
mëdha, si Anglia, Franca, dhe Rusia në vecanti ,kërkuan të imponojnë politikën
e tyre mbrojtese kundrejt atij territori 
padyshim shumë i rëndësishem përsa i përket vendosjes strategjike ,
unazë lidhjeje midis Perëndimit, Ballkanit dhe Lindjes se mesme.
Eshte fakt që me rënien e
Perandorisë Otomane, u zgjuan nacionalizmat Ballkanike: Serbe,Bullgare.Rumune
dhe Greke. te cilat te ndihmuara politikisht nga ndonjë shtet i fuqishëm
Evropian, shpallen pavarësinë nga traktati i shën Stefanit (1878),Rusia doli e
kenaqur nga ana dipllomatike,duke i imponuar sulltanit, shpalljen e pavarësisë
se Serbisë,Bullgarise,Rumanise dhe, Bosnia-Hercegovinës,duke zvogëluar
territorin turk ne dy pjese të n dara , njërin në Adriatik, përreth Shqipërisë
dhe tjetrin në Egje, përrreth Trakës dhe Kostantinopolit.Pjesa e mbetur nga
Danubi deri në Egje, nga Adrianopoli deri në kufirin serb, duhej të formonte
një principate të pavarur.Si rrjedhoje mbeteshin territor turk, Shqiperia dhe
Kostantinopoli.Kjo linjë e politikës së 
jashtme e mbajtur nga ministri rus Gorçakov, tjetër gjë nuk përbënte ,
veçse fillimin e sllavinizmit Panrus te Gadishullit Ballkanik.
Qëndrimi i Rusëve ishte aq shumë i
dukshëm saqë bëri qe Evropa Perëndimore, te kërkonte rishikimin te traktatit te
shen Stefanit, rishikim ky që u mbajt në Kongresin e Berlinit, në  
muajin  korrik të të njëjtit vit dhe ku  Bismarku si pjese e  “ pa interesuar”, ndryshoi tratativat duke
lejuar ratifikimet.Rindarja territoriale e Ballkanit, doli e bërë lëmsh:
territori i Serbisë dhe i Malit të zi u zvogëluan edhe më tej.Bullgaria e madhe
u përgjysmua  dhe Austrisë iu dha titulli
i perkohshëm i administrimit te Bosnies dhe të Hercegovinës. Nga Kongresi i
Berlinit, vetëm Shqipëria qe ajo e cila pa ndihmen e një organizate shtetërore,
u la në të fatit, duke e konsideruar thjeshtë , vetëm si një çështje gjeografike.Rusia
e Gorçrakovit nga ana tjetër , doli thellësisht e zhgënjyer; marrëveshja e
Perëndimit qe per ta,një vënie në lojë dinake; antitezë ndërmejt Lindjes dhe
Perëndimit, në të cilën qëndron panslavizmi, gjen këtu justifikimin më të
dukshëm.
Nga atje e më tutje Rusia, me
qëllim te përhapë pansllavizmin, bën më hakmarrës dhe rrit brënda një rusifikim
të dhunshëm të: finlandezeve,polakëve ,ukrainesve dhe baltikeve; sllavizmi
në këtë rast bëhet pansllavizëm , duke çuar këtë të fundit në panrusizem, strument
ky, i politikës te një shteti, Rusise e vendosur të bëhet  “Rusi e madhe”.
Sllavët e Ballkanit, si serbët,
rumunët e bullgarët , nuk mundeshin të mos konsideronin te tyren, slavizmin
rus,  pas traktatit që vetë ata i kish in
rezervuar Polonisë, viktimë e rusifikimit të lartpërmendur.E gjithë kjo , nuk
prezantohej në kuadrin politik te Lindjes, si diçka për t'u gjykuar, për shkak
të bashkimit të interesave kundër turqve, të shteteve ballkanike e te Rusisë
vetë.
Danielovski dhe Dostojevski,
teoricienë te pansllavizmit, duke ndezur parrulla reaksionare,si autokracia,
ortodoksia, nacionalizmin,kritere idealesh te sllavizmit, ne kundershtim me
shpirtin liberal dhe kushtetues, katolik dhe protestant, elementë pjesemarrë
dhe përbërës intim të organizmave shtetërore të Evropes  Perëndimiore dhe te zhdukjes me ç'do menyre
të dogmave dhe te tërësisë territoriale të Perandorisë Osmane.Shqiperia,
ndonëse simbolikisht, bënte ende pjesë si tërësi territoriale , te asaj , tashmë
Perandori rrenojë.
Por si t'ja lehtësojme vuajtjet per
shkak te dhunës se hequr nga panslavizmi rus, Bullgarëve, Serbëve dhe
gjithashtu edhe dinakërve Grekë? Gorçakovi dhe teoricienët gjetën një
mënyrë  aspak të natyrshme:vendet e
painteresuara perëndimiore,t tashmë të kënaqura si rrjedhojë e Kongres it te Berlinit , e ndjenë veten të
autorizuar të ndanin tokat shqiptare, sikur te ishin nje predë gjahu midis dy
çakejve dhe kështu e shqyen .
Shqipëtarët në vitin 1878,
themelojnë Lidhjen e Prizrenit, duke bërë kështu që të dëgjohej buçima e vuajtjes
se tyre në të gjithë Evropën, nga vendimet e padrejta të marra nga Kongresi i
Berlinit, që të zgjohej ndër shqiptarë ndërgjegjia e bashkimit kombëtar , duke
e vendosur atë si kundërpërgjigje 
kundrejt manovrave të serbëve dhe grekërve.
Evropa u tregua shurdhe kundrejt
kesaj klithjeje të dhimbjes  shqiptare.
Vetëm qeveria dhe opinioni publik
italian, të udhëhequra nga të pamposhturit arbëreshë, ndien ankesat qe vinin
nga krahu tjetër i Adriatikut, duke bërë qe shqiptarët te shihnin  Italinë, si e vetmja mbrojtëse besnike.
Qeveria italiane e udhëhequr nga
arbëreshi Françesko Krispi, ishte e vetëdijshme mbi vantazhet qe do te kishte,
duke mbrojtur çeshtjen përtej Adriatikut, por duhej ende te priste .Mbetet e
gjallë edhe sot përmbajtja e letrës qe Garibaldi i nisi princeshes Dora
d'Istria (Elena Gjijcka), ne vitin 1866 :çeshtja e shqiptarëve është edhe
çështja ime, sepse kam luftuar krahë tyre për të bërë Italine një, i njoh mire
dhe do të isha tejet i lumtur të kaloja vitet që më kanë mbetur ,ne shërbim te
atij populli luftëtar dhe të guximshëm.
Patriotë, shkrimtarë dhe poetë
italo-shqiptarë si Lorekio, Kamilo Vakaro, de Rada, Zef Serembe , Mikele
Skutari, Guljelmo Toçi Gjenerali Damis, Koloneli Shiro' dhe të tjerë, nëpërmjet
letrash, librash, revistash, konferencash , organzuan në fillim te shekullit te
XX, opinionin publik, deri sa të  bënin
që qeveria italiane të merrte një qëndrim të rreptë në dobi të çeshtjes se
vëllezërve  shqiptare.
Dokumente tepër të rëndësishem, që
kishin të bënin me shkrimtarë dhe patriotë arbëreshë, janë zbuluar nga Aurelia
Noçiti në archivin e prefekturës së Napolit, pranë Miniatrisë së Punëve të
Brëndshme-Dir P.S 9  për Ministrine e
Puneve të Jashtme,mendoj se do të ishte mirë të vihej ne këtë ekspozim, i
publikuar në përmbledhjen e tij :
“E quaj te udhës t'ju komunikoj
shkelqesise suaj, (Ministër  i Punëve të
Jashtme ), raportin e prefektit te Romës .Lutemi t'i tregoni shkelqesise se tij
, që në pasditen e datës 24 mars,  në
rrugën Foro Trajana nr 25 dhe më saktë në ndërtesën e Gjeneralit Riçoti
Garibaldi (biri i Xhuzepes), u mbajt një mbledhje  e udhëheqësve te kolonisë shqiptare te
Italisë, me qëllim që të merreshin masa me anë të një sulmi
ndërhyrës.Pjesëmarrësit ishin 14 vetë , midis tyre edhe zoti Lorekio Anselmo,
drejtor i gazetes “Shqiptari i Italise” , avokati G. Xhuzi, drejtor i gazetes
“Shqipëria e re”, zoti F.Muzaka, president i shoqërisë shqiptare të Palermos,
zoti Manlio dei Greçi, Beniçi, publicist , gjenerali Domeniko Damis  di Lungro dhe koloneli G.Skirò, nga lugina e
grekërve.Gjenerali R. Garibaldi, propozoi që ne rast shpërthimi urrejtjesh dhe
mërishë në Ballkan, të organizohej një sulm me 
ushtri të përbërë nga vullnetarë.”
Nga ky dokument, kuptohet që shumë
vullnetarë arbëreshë, do të reshtoheshin në radhet e kësaj ushtrie në mbrojtje
të çeshtjes shqiptare.Në mbrohtje të çeshtjes shqiptare më 1901, prefekti i
Livornos, informon Ministrine e Jashtme, që Garibaldi, Damis , Mereu dhe
Kotorno, ishin duke organizuar një parti të shqiptarëve në Itali, për të ndaluar
trupat austriake që të pushtonin provincat shqiptare.Megjithë këto përpjekje që
bënë, nuk ia arritën dot qëllimit të tyre, sepse vdiq Gjenerali   arbëresh Domeniko Damis, i cili kishte lidhje
miqësie vëllazërore, me Riçoti Garibaldi.tek i cili kishte shumë besim.
Më 28 nëndor  të vitit 1912 ,Ismail Qemali,në  prezencë të përfaqësuesve nga të gjitha
rajonet shqiptare, shpall  në Vlorë
pavarësinë e atdheut .Një shpresë e madhe u ndez në zemrat e të gjithë shqiptarëve,
por Serbët dhe Grekët të mbështetur nga panslavizmi, vazhdonin të ndiqnin popullsine shqiptare me djegie dhe masakra.
Ruaj një dokument të pasur, përsa i përket  vrasjeve të bëra nga serbët dhe Grekët në Shqipëri në fillim të shekullit të XX, sipas të cilit , jam i detyruar të bëj publike , sa me shpejt të jetë e mundur, por nje dokument i agjencisë Stefanini, të datës 21 qershor 1941, dëshiroj të  nxjerr një pjese të tele-
gramit , të dërguar komitetit shqiptar të Milanos,: “Dje, 69 udheheqës  çam të ftuar për të vajtur në Janinë, u vranë  barbarisht ndersa udhëtonin drejt saj. 300 çemër u burgosën, sepse nuk pranuan të          firmosnin adresa me emra grekë.Në krahinen e Gjirokastrës, trupat dhe bandat greke, kanë tejkaluar ç'do lloj caku: Monasteri i Bektashinjve, u bë rrafsh me tokën dhe të gjithë fetarët u ekzekutuan. Shume gra u perdhunuan dhe shume qytetare u burgosën. Në Plarë dhe në fshatin e Damesit në Tepelenë,bandat greke vranë të gjithë popullsine.Gjithashtu, po keto banda , po plaçkisin Janinën, në të cilën vranë  mizorisht edhe 100 krere çam.Vetem Leonida Frashëri, arriti të shpëtonte. 
Këto vrasje dhe pushtime, kanë ndodhur në një ditë, atë të 21 qershorit, te firmosnin, adresa me emra grekë.Në krahinen e Gjirokastrës, trupat dhe bandat greke, kanë tejkaluar ç'do lloj caku: Monasteri i Bektashinjve, u bë rrafsh me tokën dhe të gjithë fetarët u ekzekutuan.Shumë gra u përdhunuan dhe, shumë qytetare u burgosën. Në Plazë dhe në fshatin Dames të Tepelenës, u vra e gjithë popullsia nga bandat greke .Këto banda, kanë plaçkitur Janinen dhe kanë vrarë 100 prirës çamë  në të njejten ditë, shpëtoi vetëm Leonida Frashëri. E gjithë kjo ngjarje, ndodhi më 21 qershor te 1912. Eshtë vetëm nje pjesë e një dite,  në një pjesë të Shqipërisë. 
,

Nessun commento:
Posta un commento