venerdì 26 luglio 2013
Nikola Idromeno - Personaggio dell’architettura del Rinascimento e dell’Indipendenza Albanese
Domenica 28 luglio alle ore 19.00, presso il Palazzo Norante, sede dell'Istituzione Cultura di Campomarino, verrà inaugurata la mostra artistica dal titolo “Nikola Idromeno - Personaggio dell’architettura del Rinascimento e dell’Indipendenza Albanese” ideata e curata dal dott. Skënder Luzati, di Tirana.
Ad aprire l’esposizione, fruibile dal 28 al 30 luglio, dalle 19.00 alle 21.00, un convegno presieduto dal curatore Skënder Luzati, autore della omonima monografia urbanistica ed architettonica della città di Scutari, che verrà presentata nell’occasione.
Il prof. Luzati è stato primo Segretario della Società degli Architetti, membro della Lega degli Artisti di Albania, e ha prestato la propria attività presso l'Accademia delle Scienze, lavorando per dodici anni nei settori di studi dell'architettura. Nelle sue ricerche, tra cui la tesi di dottorato, ha dedicato un posto preminente alle opere dell’artista scutarino Idromeno, personalità multiedrica, che studiò Belle Arti a Venezia, e grande innovatore nel campo dell’architettura, urbanistica, pittura, fotografia e scenografia albanese.
La kermesse, promossa dall'Assessorato alla Cultura, rappresenta un momento di approfondimento culturale e storico dedicato alle origini albanofone di Campomarino.
"E' un'emozione avere ospite del nostro salotto culturale, il dott. Luzati che, con il suo racconto dei suoi studi, ci permetterà di rivivere una fase storico-economica di Scutari di vitale importanza nel'ambito del Risorgimento e dell'Indipendenza Albanese. La figura di Idromeno verrà ricordata e celebrata perché fu determinante nell'ambito dell'architettura di quel momento storico caratterizzandosi per la grande capacità creativa" afferma l'Assessore Giuseppina Occhionero.
Grazie al Presidente dell’Associazione Borgo Antico, Costanza Carriero,
un campione rappresentativo della mostra sarà esposto lungo le vie del Paese Vecchio – Hora a Vjetër - in occasione della Notte Bianca della Solidarietà di sabato 27 luglio.
L’evento – che suggella il legame tra le due sponde dell’Adriatico, in particolare tra il Molise, Scutari e Tirana, frutto della sinergia tra l’Assessorato alla Cultura e l’Associazione Borgo Antico di Campomarino, è stato organizzato da Maria Assunta Fazzano, l’allestimento della mostra da Giovanna Raspa, entrambe consulenti Formez/PA della Regione Molise.
Midis arkitekturës së Rilindjes dhe Pavarsisë Shqiptare: në Campomarino ekspozita e Luzati-t.
Ditën e dielë, më 28 korrik në orën 19:00, pranë Pallatit Norante, seli e Institutit të Kulturës së Campomarino (arbërisht: Këmarini), do të përurohet ekspozita artistike e titulluar “Nikolla Idromeni – Personazh i Arkitekturës së Rilindjes dhe Pavarësisë Shqipëtare” (ita: “Nikola Idromeno - Personaggio dell’Architettura del Rinascimento e dell’Indipendenza Albanese”) e konceptuar dhe nën kujdesin e Dr. Skënder Luzatit nga Tirana.
Inaugurimi i ekspozitës – që do të qëndrojë e hapur duke nisur nga data 28 korrik deri me 30 korrik, nga ora 19:00 deri me 21:00, – do të zhvillohet me anë të një konference të kryesuar nga kuratori Skënder Luzati, autor i monografisë homonime mbi urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit të Shkodrës, libër i cili edhe do të prezantohet përpara publikut me këtë rast.
Profesor Luzati ka mbuluar pozicionin e Sekretarit të parë të Shoqatës së Arkitektëve, ka qënë anëtar i Lidhjes së Artistëve të Shqipërisë dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij pranë Akademisë së Shkencave duke punuar për dymbëdhjetë vjet në fushat e studimit të arkitekturës. Në kërkimet e tij, përfshih këtu edhe tezën e doktoraturës, i ka dedikuar një vend të shquar veprave të artistit shkodran Nikollë Idromeno – personalitet poliedrik që kreu studimet e Arteve të Bukura në Venecia e i cili ishte një novator i madh në fushën e arkitekturës, planifikimit urban, pikturës, fotografisë dhe skenografisë shqiptare.
Kjo veprimtari, e sponsorizuar nga Ministria e Kulturës, përfaqson një moment të thellimit kulturor dhe historik dedikuar origjinës albanofone të Campomarino-s (arbërisht: Këmarini),.
“Është emocionuese të kemi në sallonin tonë kulturor një mysafir si Dr. Luzati i cili, me kumtesen e studimeve të tij, do të na lejojë të përjetojmë një fazë historiko-ekonomike të Shkodrës me rëndësi jetike në kontekstin e Rilindjes dhe Pavarësisë Shqiptare. Figura e Idromenos do të mbahet mend dhe do të festohet sepse ishte vendimtare në kontekstin e arkitekturës së atij momenti historik duke u karakterizuar nga një kapacitet i madh krijues.” – u shpreh këshilltarja Giuseppina Occhionero.
Falë Presidentes së shoqatës “Borgo Antico”, zonjës Costanza Carriero, një kampion përfaqësues i ekspozitës do të ekspozohet përgjat rrugëve të Paese Vecchio – Hora a Vjetër, me rastin e Natës së Bardhë të Solidaritetit të shtunën më datë 27 korrik. Veprimtaria, e cila përforcon lidhjet midis dy brigjeve të Adriatikut e në veçanti midis rajonit të Molise-s, Shkodrës dhe Tiranës, si rezultat i sinergjisë ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Shoqatës “Borgo Antico” të Campomarino-s, u organizua nga zonja Maria Assunta Fazzano ndërkohë që përgatitjet për ekspozitën u kryen nga zonja Giovanna Raspa – të dyja bashkarisht konsulente të Formez/PA te Rajonit të Molise-s.
përktheu nga italishtja në shqip: Brunilda Ternova
Nessun commento:
Posta un commento